Luizi e quajti ‘moderatorja më seksi’, si e priti Fjoralba Ponari deklaratën e këngëtarit

Moderatorja Fjoralba Ponari ka reaguar lidhur me një deklratë të Luiz Ejllit, i cili tha se është një ndër moderatorët më të preferuar të tij si edhe moderatorja më seksi në ekranet shqiptare. Mirëpo, duket se Ponari nuk qenka ‘fanse e team Luizi’.

“Kjo është çështje shijesh, ca faji kam unë. Nuk e prisja megjithatë faleminderit se kush është që nuk i do komplimentet por që do e vlerësoja njësoj si të vinte nga Olta, si të vinte nga Kristi, nuk ka lidhje me lojën e tyre aty apo mënyrën si komportohen. Dikush ka një shije të caktuar dhe të komplimenton”, tha ajo.

Ponari e vlerësoi atë si artist, por tha se Luizi dhe Olta nuk janë në shijet e saj për mënyrën sesi luajnë.

“Unë di ta ndaj artin nga artisti. Unë atij si individ i jap atributet e tij si muzikant se ka rrëmbyer disa çmime të para dhe nuk mendoj se është rastësi të arrish të fitosh disa herë radhazi, duhet të jesh i talentuar. Patjetër e për lojën që ai ka bërë aty brenda, por mua mënyra se si protagonistët dhe adashja e tij gaforre tjetër, Olta, nuk është në shijet e mia mënyra si luajnë, agresiviteti që tregojnë kundrejt banorëve të tjerë, kanë harruar ndoshta që të shijojnë një nga eksperiencat më të bukura, kanë harruar të shijojnë eksperiencën e tyre të jetës e hera herës kur i shoh sa agresiv janë më duket sikur po shoh Surviver e jo BBV. ”, tha Ponari në Wake Up.

Ryan Gosling flet për raportin me Eva Mendes

Megan Fox dhe reperi shfaqen në publik pas aludimeve për ndarje

Al Pacino baba për herë të katërt në moshën 82-vjeçare

Arnold Schwarzenegger reagon ndaj largimit të Bruce Willis nga aktrimi

Detaje nga romanca e Kylie Jenner me aktorin

Lana Del Rey rikthehet në skenë

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top