Luizi, Kiara, Dea dhe Olta folën për Qetsorin dhe për lojën e tij deri më tani në shtëpi.
Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!Olta tha se ndryshe nga Luizi që është shumë emocional, Qetsori është shumë burrë dhe se këtë karakter ai e ka edhe jashtë Big Brotherit.
Luizi u shpreh se publiku është lodhur nga këto fytyra, nga Qetsori, Fotini dhe nga çdo njeri tjetër që ka qenë një herë pjesë e këtij formati, ndaj nuk kanë të njëjtin interes se të tjerët.
Biseda të shumta u zhvilluan gjatë qëndrimit të katër banorëve në krevat. Ata folën për shikueshmërinë që mund të ketë program, për ndjekësit në Instagram e në rrjete të tjera sociale, por edhe për finalistë.
Për këtë të fundit, Luizi i dha një këshillë Deas, që nëse ajo ka dëshirë të shkojë në finale, duhe të bëhet lidere.