Luiz Ejlli kalon në përmasa ndërkombëtare, i vjen mbështetja nga fituesi i ‘Big Brother’ në Kanada që e përmendi në lojë

Fituesi i Big Brother në Kanada, Kevin Jacobs, ka komentuar lojën e Luiz Ejllit në Big Brother Vip Albania 2.

Mbrëmë Luiz Ejlli bëri një strategji të pa parë deri më tani në Big Brother Albania. Ai i kishte futur në tualet 2 konkurrentë, Kristin dhe Armaldon, që t’i nxjerrë në nominim.

Pasi u nominuan me zarf të zi nga produksioni, Luizi tha se këtë lojë e ka ndjekur në Big Brother Kanada, derisa shumë herë e ka përmendur Kevin Jacobs si inspirim të tij për lojën në Big Brother.

Ndërkaq pas zhvillimeve të djeshme, ka reaguar pikërisht fituesi i Big Brother në Kanda, Kevin Jacobs.

Ai ka kërkuar sa më shumë klipe të Luizit në Big Brother, derisa ka thënë se Ejlli e ka studiuar lojën e tij.

“Luiz ejlli po dominon Big Brother Vip Albania dhe po më dërgon dashuri në rrugën time nga Shqipëria”, ka shkruar Jacobs.

 

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top