Episodi i pabesueshëm ka ndodhur gjatë prezantimit të një libri të tij kur ish-numri një i futbollit spanjoll Luis Rubiales u pa të sulmohej nga një burrë që i bërtiti dhe i hodhi disa vezë duke e goditur. Reagimi i ish-kreut të federatës iberike ka qenë i menjëhershëm, duke u vërsulur mbi agresorin dhe duke shkaktuar një përleshje të përgjithshme. Në fund burri u ndalua dhe u identifikua: bëhet fjalë për homonimin e tij Luis Rubiales, pra xhaxhain e tij. “Ka qenë gjithmonë një telashxhi” ka deklaruar më pas Rubiales, i cili ka shpjeguar edhe reagimin e tij të çrregullt: “Kam pasur frikë se mos kishte një pistoletë dhe donte të më qëllonte”.
Agresioni: një burrë i bërtet dhe e godet me vezë
Një burrë, i cili u ngrit papritur nga publiku i pranishëm gjatë prezantimit të librit të tij të fundit “Kill Rubiales”, tentoi të sulmonte Luis Rubiales, ish-presidentin e federatës spanjolle të futbollit të përfshirë në “skandalin Hermoso”, i detyruar të japë dorëheqjen dhe i proceduar penalisht. Agresori fillimisht i bërtiti dhe më pas i hodhi disa vezë. Rubiales u ngrit menjëherë duke u hedhur drejt burrit, për ta ndjekur më pas, duke shkaktuar panik. Siguria në fund e pengoi që situata të përshkallëzohej: burri u arrestua dhe u largua nga policia.
Rubiales shpjegon agresionin e zbulon: “Kush ishte? Xhaxhai im”
Sipas sa deklaroi vetë Luis Rubiales pas incidentit, frika ka qenë e madhe dhe për këtë arsye instinkti i menjëhershëm ka qenë ai i reagimit, duke sulmuar nga ana e tij: “Pas hedhjes së vezëve” – ka shpjeguar ish-numri 1 i futbollit spanjoll – “kam pasur frikë nga më e keqja, që të ishte edhe i armatosur, me një pistoletë në dorë”. Pastaj zbulimi tronditës në kufijtë e paradoksit: “Agresori është xhaxhai im”, vëllai më i vogël i babait të tij, edhe ai me emrin Luis Rubiales, të cilin ai vetë e kishte njohur. “Sinqerisht, nuk jam plotësisht i surprizuar: ka qenë gjithmonë një telashxhi i përsosur, një person i çrregullt”.