Luis Enrique i trembet sistemeve të Artetës: “Arsenal, skuadra më e mirë mbrojtëse në Europë”

“Nuk besoj se dy skuadrat janë në skaje të kundërta, Arsenal është një skuadër e ndërtuar sipas imazhit dhe ngjashmërisë së trajnerit të saj: Mikel Arteta është nisur qartë nga ideologjia futbollistike e spanjollit Pep Guardiola, e bazuar te mbajtja e topit. Janë jashtëzakonisht konkurrues dhe pasqyrojnë në mënyrë perfekte personalitetin e Mikel”. Kështu u shpreh trajneri i PSG, Luis Enrique, gjatë një interviste të gjatë për faqen zyrtare të UEFA-s, në prag të finales së Champions League kundër Arsenalit.

“Janë skuadra më e mirë mbrojtëse në Europë prej disa vitesh tashmë dhe kjo është një kombinim shkatërrues, sepse nuk varen nga një lojtar i vetëm. Shënojnë shumë nga goditjet standarde dhe kanë një ekuilibër të jashtëzakonshëm: pësojnë shumë pak dhe në të njëjtën kohë shënojnë shumë gola”, shtoi ai.

“Prapë!”: Paris FC nxjerr Luis Enrique nga vetja, shpërthen në konferencë e largohet
18 Maj, 12:28
“Ndoshta dikush do të thotë se nuk shënojnë me aksione të ndërtuara kolektivisht, por sinqerisht… a ka rëndësi kjo? Mjafton të pyesni tifozët e Arsenalit: ata janë sigurisht shumë të lumtur. Sapo kanë fituar Premier League dhe i përgëzoj. E meritonin që nga fillimi i sezonit, sepse kanë zhvilluar një kampionat të jashtëzakonshëm. Kanë qenë shumë pranë fitimit të çdo kompeticioni ku morën pjesë”, vazhdoi Luis Enrique.

“Jemi të ngjashëm në faktin se, ashtu si Arsenali, kërkojmë të nxjerrim maksimumin nga cilësitë tona. Për ta arritur këtë duhet të mbajmë topin dhe të shprehemi përmes lojës. Edhe ne mund të jemi të rrezikshëm në goditjet standarde, por mbi të gjitha na pëlqen të kemi posedimin, të luajmë me topin dhe të gjejmë hapësira për të thyer linjat kundërshtare”, deklaroi sërish Luis Enrique.

“Lojtarët tanë ndoshta kanë karakteristika individuale më të theksuara, por gjithsesi luajnë në mënyrë kolektive. Besoj se po flasim për dy skuadra shumë të mëdha: bashkë me Bayern Munich, ndoshta tri më të mirat në Europë. Për këtë arsye do të duhet të përshtatemi, si në mënyrën e lojës ashtu edhe në mënyrën e mbrojtjes, duke bërë gjëra të ndryshme nga ato që bëjmë zakonisht, nëse duam t’i mposhtim. Ne duam ende të bëjmë histori, besojmë se kemi ende shumë për të arritur. Dhe kjo është diçka e mrekullueshme, shpërblyese, stimuluese, emocionuese”, shtoi ai.

Në fund, një krahasim me finalen e fituar vitin e kaluar ndaj Interit: “Me zikaltërit kishte më shumë presion sepse të gjithë thoshin: ‘Ka ardhur momenti, këtë herë nuk mund të dështojmë’. Këtë herë presioni ekziston gjithsesi, por vjen nga fakti se ndiejmë se e meritojmë këtë arritje, për rrugëtimin që kemi bërë dhe për të gjitha skuadrat e mëdha që kemi eliminuar gjatë rrugës”, përfundoi ish-trajneri i Barcelonës dhe Romës.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top