Luis Enrique i lë gruas një perandori imobiliare prej 27mln euro: tani komandon Elena

Luis Enrique është bërë qartësisht trajneri që në vitet e fundit ka arritur të dallohet më shumë, duke e çuar PSG-në në një nivel që klubi parizien nuk e kishte arritur kurrë më parë. Fitoret në Ligue 1 dhe në kupat kombëtare, pa harruar triumfin në Champions League sezonin e kaluar, deri te arritja në finalen e dytë radhazi të turneut, që mund ta lërë trofeun në duart e kampionëve në fuqi. Rezultat si fryt i punës dhe shumë përkushtim. Pikërisht për këtë arsye trajneri është detyruar të bëjë disa sakrifica për të respektuar sa më mirë kontratën e tij me PSG deri në vitin 2030.

Trajneri spanjoll ka lënë postin e CEO-s në kompaninë e tij imobiliare, duke emëruar bashkëshorten si pasuese. Luis Enrique, ashtu si edhe Diego Simeone, zotëron një kompani imobiliare me bazë në Barcelonë të quajtur “Patrimonial Lupasi SL”, me asete që arrijnë deri në 27 milionë euro. Luis Enrique dha dorëheqjen për arsye personale dhe zgjodhi bashkëshorten për ta zëvendësuar, por para largimit investoi edhe 1.4 milionë euro. Kompania e tij do të jetë në duar të sigurta. Bashkëshortja e tij, Elena Cullell Falgueras, është diplomuar për ekonomi në Universitetin e Barcelonës dhe zotëron njohuri të mëdha në sektorin imobiliar.

Elena Cullell Falgueras, e cila që prej vitit 2016 figuronte si përfaqësuese e kompanisë, tashmë merr drejtimin e saj. Paralelisht me ndryshimin e menaxhimit, kompania ka ndryshuar edhe emrin zyrtar në “Lupasi Gestion Empresarial S.L.”. Ajo e Luis Enrique dhe bashkëshortes së tij nuk është aspak një kompani e vogël, por një mjet i vërtetë investimi me një pasuri të konsoliduar.

Asetet totale të kompanisë vlerësohen rreth 27 milionë euro (sipas bilancit 2024-2025). Para se të dorëzonte kontrollin, Luis Enrique realizoi një operacion të rëndësishëm financiar, duke injektuar mbi 1.4 milionë euro, çka e çoi kapitalin e regjistruar në rreth 2.25 milionë euro.

Kompania menaxhon prona luksoze në zona strategjike të Spanjës si Barcelona, Gavà, Castelldefels, Ibiza, Formentera dhe Gijon. Pikërisht në Gijon spikat një kompleks rezidencial luksoz në Gavà, i vlerësuar mbi 6 milionë euro.

Kompania imobiliare e tyre investon edhe në sektorë të tjerë
Në kompaninë imobiliare të Luis Enrique dhe bashkëshortes së tij ka gjithashtu interesa edhe në sektorë të avancuar. Pjesëmarrje në kompani të lidhura me energjitë e rinovueshme (si Gesternova SA). Kompania zotëron gjithashtu prona të mëdha rurale, mes tyre një sipërfaqe prej mbi 100 hektarësh në zonën La Clota dhe një tjetër prej 10 hektarësh në Begues.

Lëvizja e Luis Enrique është padyshim një mënyrë për të ndarë qartë karrierën sportive nga bizneset familjare. Elena Cullell tani merr drejtimin e një perandorie që Luis Enrique e ka ndërtuar në më shumë se 30 vite karrierë mes futbollit të luajtur dhe pankinës. Sa i përket shifrave, të ardhurat nga qiratë dhe aktivitetet e konsulencës imobiliare luhaten mes 2 dhe 3.5 milionë eurove në vit.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top