Luis Enrique i bën dalje Napolit për Premier, De Laurentiis: “Mund t’i them që këtu hahet më mirë se në Angli”

“Luis Enrique është një trajner i madh, por ai dëshiron të shkojë në Premier League. Ne konkurrojmë me kampionate që janë më tërheqës se yni. Mund t’i them atij se në Angli nuk hahet aq mirë sa në Napoli dhe kur hap dritaren në mëngjes sheh mjegullën dhe jo Gjirin. Por më shumë se kaq…”. Pasi shpalli publikisht lamtumirën e Luciano Spalletti, presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis i përgjigjet kështu zërave për interesimin për ish-trajnerin e Spanjës. “Jemi duke vlerësuar trajnerët për 4-3-3. Kam vlerësuar dhjetëra profile, do të zgjedh më të mirin për të vazhduar ciklin”, tha ai për TG Rai.

Luis Enrique është profili i preferuar i De Laurentiis për të zëvendësuar teknikun Spalletti. Pas titullit kampion, Luciano vendosi të marrë një vit pushimi, por rruga e Napolit për trajnerin e preferuar është e gjitha përpjetë. Siç la të kuptohet edhe vetë presidenti i të kaltërve. “Ai dëshiron Premier League”. Pak vend për negociata, pavarësisht se De Laurentiis po bën sforcon e mundshme. Numri 1 i të kaltërve nga një kontratë dyvjeçare me pesë milionë neto është i gatshëm të shkojë deri në 10 bruto, duke përfituar nga Dekreti i Rritjes.

Emrat e tjerë në garë janë ata të trajnerit të Fiorentinës, Vincenzo Italiano, i vlerësuar publikisht nga De Laurentiis. Pastaj janë edhe Thiago Motta, arkitekti i sezonit të madh të Bolonjës dhe Sergio Conceiçao, i cili mund të çlirohet një vit më herët nga Porto.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top