Luis Enrique denoncon çfarë po ndodh në Botërorin e Klubeve: “Topi kërcen si lepur”

PSG është në fazën e 1/8 të finales së Kupës së Botës për Klube pas fitores 2-0 ndaj Seattle Sounders, por pas ndeshjes Luis Enrique ka diçka për të kritikuar. Përveç vapës – një problem i përhershëm për të gjitha skuadrat që po hasin vështirësi me klimën amerikane – ka edhe çështjen e fushave të stadiumeve më të vegjël: parizienët luajtën në Lumen Field të Seattle-it, ku gjetën një fushë të shkatërruar, jo në nivelin për të pritur ndeshje ndërkombëtare. Edhe Jude Bellingham, një ditë më parë, kishte ngritur të njëjtën kritikë ndaj organizimit, duke menduar sidomos për Botërorin që do të luhet aty brenda më pak se një viti.

Në konferencën për shtyp pas ndeshjes, trajneri spanjoll shprehu ankesën e tij me shumë zemërim dhe frustrim, pavarësisht fitores. Kushtet e fushës nuk ishin të pranueshme dhe Luis Enrique e drejtoi gishtin ndaj FIFA-s për moskujdesin ndaj detajeve: “Nuk është e lehtë, është e vështirë të kesh fluiditet në fushë, është ndryshe nga Evropa, por po përpiqemi të përshtatemi”.

Luis Enrique ankohet për gjendjen e fushave
Është një ndjesi e ndarë edhe nga lojtarë të skuadrave kundërshtare, të cilët gjithashtu kanë frikë se mund të pësojnë ndonjë dëmtim në fusha të papërsosura. Në konferencën për shtyp, Luis Enrique ngriti tonet ndërsa shprehte indinjatën për kushtet e fushës: “Është shumë ndryshe nga stadiumet evropiane. Janë në rregull, por topi kërcen si një lepur. Meqë më parë ishte fushë artificiale dhe tani është natyrale, duhet ujitur me dorë. E ujitën në pushimin mes pjesëve dhe u tha për 10 minuta. Është një problem i dukshëm, nuk është një justifikim; e them sot, edhe pse fituam. Nuk mund të luash në nivelin që dëshiron. Dhe FIFA duhet ta marrë parasysh këtë.”

Problemi vazhdon jo vetëm në stadiumet që presin ndeshjet e Kupës së Botës për Klube, por edhe në fushat stërvitore që nuk janë në gjendje më të mirë. Trajneri i PSG-së vijon të ngrerë zërin dhe bën një krahasim me NBA-në për t’i dhënë një goditje FIFA-s: “Nuk mund ta imagjinoj një fushë NBA-je me gropa. Ne luajmë në stadiume ku topi ngjan më shumë me një lepur sesa me top. Nëse duhet të kritikojmë, më duket se kjo gjë duhet të ndryshojë.”

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top