Lufta tregtare/ Trump pritet të shpallë tarifat “hakmarrëse” ndaj Europës

Presidenti amerikan Donald Trump e ka cilësuar të mërkurën e ardhshme, 2 prillin, si “Ditën e Çlirimit” për Shtetet e Bashkuara, kur qeveria e tij do të shpallë tarifat hakmarrëse ose reciproke ndaj vendeve të treta.

Megjithatë, për vendet e Eurozonës, veçanërisht për Gjermaninë këto masa të nxjerra nga “balta e historisë” do të bëjnë vetëm dëm në një kohë kur ekonomia e saj po përpiqet të rikuperohet nga stanjacioni i dy viteve të fundit.

Komisioni Evropian është në pritje të njoftimeve nga Uashingtoni për t’u përgjigjur duke vendosur tarifa për importet e produkteve amerikane.

Brukseli iu përgjigj tashmë vendosjes së tarifave 25% për importet e çelikut dhe aluminit në SHBA (nga të gjitha vendet) në fillim të këtij muaji dhe tashmë po shqyrton kundërmasat ndaj tarifave për makinat, të cilat do të godasin një nga sektorët më të fortë të industrisë evropiane.

Shifra vendimtare për Brukselin do të jenë tarifat e shpallura nga SHBA të mërkurën, të cilat, sipas zyrtarëve të BE-së, do të zbatohen horizontalisht për të gjitha eksportet e vendeve anëtare të saj me një normë të vetme.

Ekziston një pasiguri e madhe për nivelin e tarifave hakmarrëse të SHBA-së , me vlerësime që variojnë nga një rritje në normën mesatare të tarifave prej 5 deri në 10 pikë përqindjeje. Vetë Trump tha javën e kaluar se tarifat do të jenë përfundimisht më të ulëta se sa pritej, gjë që mbetet për t’u parë. BE-ja do ta dijë, në çdo rast, brenda javës se sa do të rëndohen produktet e saj dhe do të përgjigjet në mënyrë proporcionale.

 

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top