Lufta prek edhe sportin, anulohen ndeshjet ndërkombëtare

Konflikti mes Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit me Iranin ka bërë që disa evente sportive në rajon të shtyhen ose anulohen, ndërsa gara në pjesë të tjera të botës janë ndikuar nga ndërprerjet e udhëtimeve. Pasiguria që shkakton konflikti dhe anulimet e mijëra fluturime në disa nga qendrat më të ngarkuara të tranzitit ajror në botë kanë bërë që të kalendarët sportive të pësojnë ndyshime në minutën e fundit, rapoton Reuters .

Garat e Formula 1 në Bahrein dhe Arabinë Saudite anulohen, MotoGP në Katar shtyhet

Garat e Formula 1 në Bahrein dhe Arabinë Saudite nuk do të zhvillohen në prill për shkak të konfliktit në Lindjen e Mesme, njoftoi sporti të shtunën.

Ndërkohë, Çmimi i Madh i Katarit në MotoGP, i planifikuar për muajin e ardhshëm, është shtyrë për në nëntor, ndërsa datat e Çmimit të Madh të Portugalisë dhe finales së sezonit në Valencia janë ndryshuar si pasojë.

Anulohet ndeshja “Finalissima” Spanjë – Argjentinë

Ndeshja “Finalissima” mes kampiones së Europës, Spanjës, dhe fitueses së Copa America, Argjentinës, e planifikuar të zhvillohej në Katar më vonë gjatë këtij muaji, është anuluar.

Trump: Nuk është e përshtatshme që Irani të marrë pjesë në Kupën e Botës

Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi më 12 mars se ekipi kombëtar i futbollit të Iranit është i mirëpritur të marrë pjesë në Kupën e Botës këtë vit, por sipas tij nuk është e përshtatshme që ata të jenë atje “për jetën dhe sigurinë e tyre”.

Irani është kualifikuar për turneun me 48 ekipe që do të zhvillohet në SHBA, Kanada dhe Meksikë nga 11 qershori dhe është planifikuar të luajë dy ndeshje të grupit në Los Anxhelos dhe një në Seattle.

Mbërritjet e atletëve në Lojërat Paralimpike të ndërprera

Disa atletë nuk kanë mundur të udhëtojnë drejt Lojërave Paralimpike Dimërore Milano–Cortina për shkak të ndërprerjeve të fluturimeve në disa aeroporte të Lindjes së Mesme.

Gjithashtu, Irani nuk po merr pjesë në Lojërat Paralimpike Dimërore Milano Cortina 2026, njoftoi Komiteti Ndërkombëtar Paralimpik më 6 mars.

Tenisi në Emiratet e Bashkuara Arabe ndërpritet për arsye sigurie

Turneu ATP Challenger në Fujairah u anulua më 3 mars për shkak të shqetësimeve të sigurisë, pasi një alarm sigurie ndaloi ndeshjet. ATP Tour tha se ishte organizuar një fluturim charter “pa kosto për lojtarët”.

Rusët Daniil Medvedev dhe Andrey Rublev, të cilët morën pjesë në Kampionatin e Tenisit në Dubai, ishin ndër lojtarët që hasën vështirësi para se të udhëtonin drejt Kalifornisë për turneun Indian Wells.

Sindhu tërhiqet nga turneu All England Open

Fituesja e dy medaljeve olimpike PV Sindhu u tërhoq nga turneu All England Open pasi mbeti e bllokuar për disa ditë në aeroportin e Dubait. Ajo u kthye në Indi më 3 mars.

SHBA tërhiqet nga kualifikueset e Kupës së Botës në hokej

Kombëtarja amerikane e meshkujve në hokej u tërhoq nga një ndeshje kualifikuese për Kupën e Botës 2026 në Ismailia të Egjiptit, pas një paralajmërimi zyrtar nga Departamenti i Shtetit që u kërkonte qytetarëve amerikanë të largoheshin nga vendet brenda ose pranë zonave të konfliktit.

Shtyhen ndeshjet e Ligës së Kampionëve të Azisë

Ndeshjet e fazës së 1/16-ave që përfshijnë klube nga Lindja e Mesme në Ligën Elite të Kampionëve të Azisë, të planifikuara për dy javët e para të marsit, janë shtyrë.

Po ashtu janë shtyrë edhe ndeshjet çerekfinale në Asian Champions League Two dhe Asian Challenge League që përfshijnë klube nga rajoni, njoftoi Konfederata Aziatike e Futbollit.

Futbolliste iraniane marrin azil

Australia u dha viza humanitare pesë futbollisteve iraniane më 10 mars pasi ato kërkuan azil, nga frika e persekutimit nëse do të ktheheshin në vendin e tyre për shkak se refuzuan të këndonin himnin kombëtar në një ndeshje të Kupës së Azisë.

Policia australiane ndihmoi edhe dy anëtare të tjera të delegacionit të futbollit të femrave iraniane të kërkonin azil më 11 mars, por njëra prej tyre ndryshoi mendje dhe vendosi të kthehej në Iran.

Shqetësimet për sigurinë e lojtareve pas kthimit në vend u rritën pasi televizioni shtetëror iranian e etiketoi ekipin si “tradhtarë në kohë lufte”.

Trajneri i Irakut kërkon shtyrjen e ndeshjes së “play-off” për Kupën e Botës

Trajneri i Irakut, Graham Arnold, kërkoi që ndeshja e play-off-it ndërkonfederativ për Kupën e Botës në Meksikë në mars të shtyhet për shkak të kaosit të udhëtimeve të shkaktuar nga konflikti në Iranin fqinj.

Irakianët janë të shqetësuar se mund të mos arrijnë të transportojnë lojtarët dhe stafin drejt Meksikës për ndeshjen e planifikuar më 31 mars në Monterrey kundër Bolivisë ose Surinamit.

Shtyhet seria Afganistan-Sri Lanka në kriket

Seria e ndeshjeve me “overs” të kufizuara mes Afganistanit dhe Sri Lankës, e planifikuar për mars në Emiratet e Bashkuara Arabe, është shtyrë për shkak të krizës në Lindjen e Mesme, njoftoi Bordi i Kriketit të Afganistanit më 11 mars.

WEC shtyn garën hapëse të sezonit në Katar

Kampionati Botëror i Qëndrueshmërisë (WEC) shtyu garën hapëse të sezonit, e planifikuar fillimisht për 28 mars në pistën Lusail në Katar.

Organizatorët njoftuan datat e reja, me garën që do të zhvillohet tani nga 22 deri më 24 tetor.

Eventet sportive anulohen në Iran, futbolli rifillon në Katar

Të gjitha eventet sportive në Iran janë anuluar deri në një njoftim të dytë, përfshirë edhe ligën elitare Persian Gulf Pro League. Edhe Federata e Futbollit të Bahreinit ka pezulluar të gjitha garat vendase.

Liga elitare e futbollit në Katar rifilloi më 12 mars pas një pezullimi kombëtar të aktiviteteve sportive të vendosur për shkak të shqetësimeve të sigurisë në rajon, njoftoi Fondacioni i Qatar Stars League.

Mancini nuk arrin të kthehet në Katar

Trajneri i Al Sadd, Roberto Mancini, nuk ishte i pranishëm në ndeshjen e së premtes në Qatar Stars League kundër Umm Salal, pasi nuk arriti të kthehej në Doha. Këto janë vetëm disa nga ngjaret që shkaktuan probeleme ne aktivitet sportive, por lista nëse konflikti vijon do të jetë shumë më e gjatë. /Euronews

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top