Lufta në Ukrainë/ 9 të vrarë dhe 82 të plagosur nga sulmi rus në Pokrovsk

Nëntë të vrarë dhe 82 të plagosur ka qenë bilanci i sulmit rus në Pokrovsk. Lajmin e bëri të ditur Presidenti ukrainas, Zelensky në fjalimine mbrëmjes në Pokrovsk, Donetsk. Lideri ukrainas shtoi se mes të plagosurve kishte fëmijë, një prej tyre në gjendje kritike. Zelensky tha se ky sulm është një akt i qëllimshëm i terroristëve dhe Rusia do të mbajë përgjegjësi të plotë për të.

“Ky është një akt i qëllimshëm i terroristëve për të shkaktuar dhimbjen më të madhe, dëmin më të madh. Rusia do të marrë përgjegjësinë e plotë për këtë, duhet të ketë dënime kundër terroristëve”.- tha ai.

Ndërkohë pala ruse raporton se kanë zmbrapsën dy dronë që kishin objektiv Moskën. Kryebashkiaku i Moskës Sergey Sobyanin thotë se sistemet ruse të mbrojtjes ajrore rrëzuan dy drone që po shkonin drejt kryeqytetit .

“Dy dronë u përpoqën të fluturonin mbi qytet – shkroi ai në Telegram – të dy u rrëzuan, një në zonën e Domodedovos dhe një tjetër afër autostradës Minskoe. Nuk u raportua për të lënduar”.- tha ai.

Shtetet e Bashkuara do të njoftojnë një dërgesë të re armësh në Ukrainë për të kryer kundërofensivë deri në fund të kësaj jave. Lajmin e bëri zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të SHBA, John Kirby për CNN.

 

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top