Lufta/ Izraeli zotohet se do të mbrohet kundër çfarëdo sulmi nga Irani

Ushtria e Izraelit ka thënë të premten se është e gatshme për ta mbrojtur vendin dhe për t’u përgjigjur, nëse Irani hakmerret për një sulm vdekjeprurës në konsullatën iraniane në Siri. Teherani e fajëson Izraelin për sulmin ajror në konsullatën e saj në Damask në fillim të këtij muaji.

Izraeli nuk e ka komentuar këtë sulm, por ushtria amerikane beson se sulmi u krye nga Izraeli. Rritja e tensioneve ka shkaktuar shqetësime ndërkombëtare se lufta shkatërruese e Izraelit në Rripin e Gazës kundër Hamasit – i cili është shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – mund të përhapet në tërë Lindjen e Mesme.

Konsullata iraniane në kryeqytetin sirian Damask u shkatërrua nga një sulm i dyshuar izraelit më 1 prill.

Lideri suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, u zotua për hakmarrje pas sulmit, duke thënë se Izraeli do të “ndëshkohet nga duart e burrave tanë guximtarë”.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, paralajmëroi të enjten se Irani po kërcënon ta kryejë një “sulm të madh” si përgjigje ndaj sulmit në konsullatën e tij në Damask. Presidenti amerikan i ka premtuar Izraelit mbështetje të “palëkundshme” amerikane, përballë kërcënimeve për sulm të mundshëm nga Irani.

“Ne do të bëjmë gjithçka që mundemi për ta mbrojtur sigurinë e Izraelit”, tha Biden. /Rel

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top