Lucio u dogj në 18% të trupit për ditëlindje: “Alkooli në oxhak, flakët e… pishina”

Pas katër muajsh nga tragjedia e shmangur, Lucio është rikthyer të flasë për aksidentin në shtëpi që, në ditën e ditëlindjes së tij, e përfshiu duke i djegur 18% të trupit, duke e detyruar të qëndronte 20 ditë në terapi intensive dhe t’i nënshtrohej disa ndërhyrjeve delikate. “Do të duhen edhe disa muaj të tjerë përpara se të mund të rikthehem 100%, por mund të them se më e keqja ka kaluar – ka treguar braziliani në një intervistë për Gazzetta dello Sport –. Shtrimi në spital ka qenë gjëja më e vështirë, një traumë e vërtetë”. “Djegiet janë një lloj dëmtimi shumë i vështirë për t’u përballuar, si fizikisht ashtu edhe psikologjikisht – ka shtuar ai –. Vazhdoj ende trajtimin mbi lëkurën, që është i gjatë, por po përmirësohem”.

Pastaj një hap prapa dhe rrëfimi i asaj që ka ndodhur. “Gjithçka ndodhi në mënyrë të papritur, ndërsa po darkoja në shtëpinë e miqve, pak pas festimit të 47-vjetorit tim më 8 maj – ka shpjeguar Lucio –. Në një moment oxhaku ishte shuar, dhe fatkeqësisht një mik, në përpjekje për të ringjallur zjarrin, hodhi sipër një bidonçinë alkooli dhe aty ndodhi shpërthimi”. “Unë kujtoj vetëm flakët mbi fytyrë, mbi krahë dhe mbi këmbë – ka vazhduar ai –. Gruaja ime nuk u lëndua dhe në atë çast unë u hodha në pishinë”. Pastaj vrapi drejt spitalit dhe mjekimet: “U transferova nga Brasilia në Rio Grande do Sul më 21 maj, dhe e kujtoj mirë vështirësinë për të fjetur për shkak të dhimbjes. Nuk kisha kaluar kurrë kaq shumë kohë në spital, operacionet ishin të nevojshme për të hequr inde dhe për mjekime të veçanta”.

“Ajo që më ka ndodhur duhet të na kujtojë sa e rëndësishme është të kujdesemi për veten dhe për të tjerët. Kam përjetuar diçka që nuk do ta kisha imagjinuar kurrë, por kam mësuar se ndonjëherë mjafton pak për të shmangur tragjeditë: kujdes, kthjelltësi, gjeste të thjeshta – ka dashur të theksojë Lucio duke dhënë një mesazh –. Kujdesuni për veten, mbrohuni: ia vlen. Por për fat tani ka… Interin”.

Derbi i Italisë
Dhe pikërisht Interit ish-mbrojtësi i kushton disa reflektime të rëndësishme. “Nisemi edhe këtu nga traumat… Të përballosh fundin e sezonit të kaluar është e vështirë, por gjithçka kalon që andej – ka thënë Lucio –. Dëshira për t’u rimarrë do të jetë vendimtare, edhe duke menduar për humbjen e keqe të vitit të kaluar në Stadium”. Pastaj disa konsiderata mbi ardhjen në pankinë të ish-shokut të repartit te zikaltërit Cristian Chivu. “Duket sikur ka qenë aty gjithmonë! Të mendosh që 15 vjet pas Tripletes një prej nesh stërvit skuadrën është një krenari – ka shpjeguar braziliani –. Nëse mendoj për të, më kthehet në mendje mbrojtja jonë e madhe, dëshira jonë për të ndihmuar njëri-tjetrin që mund të jetë frymëzim edhe tani”.

“Mendoj për natën me Barcelonën: akoma bëjmë shaka për autobusin e parkuar para portës, për të më motivuar dhe për të thyer tensionin Cristian më tha se do ta shfrynim topin e Messit. Dhe kështu ndodhi – ka vazhduar ai –. Tani do të duhet të tregojë në fushë aftësi dhe kompetencë por, si mbrojtës, ideja e tij e re për pressingun më pëlqen”.

Pas largimit të teknikut Inzaghi, në Pinetina ka ende shumë punë për të bërë, por Lucio është optimist. “Nisim nga yjet që kanë mbetur: Lautaro dhe Thuram nuk i ka askush në Itali, edhe pse kësaj here me Bremer do të jetë një sfidë e bukur sepse do të kenë përballë një mbrojtës të jashtëzakonshëm që e ndryshon Juven më shumë se çdo blerje e re – ka shpjeguar ai me një sy te Derbi i Italisë –. Pastaj Calha, edhe pse i kritikuar, është regjisori më i mirë i kampionatit dhe italianët e skuadrës, nga Barella te Dimarco, rrallë gabojnë. Të thënë këtë, për mua prioriteti është të sistemojmë mbrojtjen…”.

Dhe pikërisht për të forcuar repartin e prapavijës ka ardhur Akanji. “Shtimi i një lojtari kaq me përvojë si Akanji mund të ndihmojë shumë. Shumë gola të pësuar për një skuadër kaq të fortë janë një problem, duhet të kesh kënaqësinë për të markuar individualisht dhe për të vuajtur për grupin – ka përfunduar ai –. Nëse të gjithë lëvizin në të njëjtin drejtim, mund të bëhet një sezon ndryshe, me mundësi konkrete për të fituar tituj. Në Torino të mos pësosh gola është gjithmonë e vështirë, por Interi mund ta bëjë”.

Donika, vajza me violinë

Romani i ri i shkrimtarit Flamur Buçpapaj. Një histori e fuqishme e mbushur me muzikë, dashuri dhe qëndresë. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top