Luçiano Boçi: Rikthimi i Bashës në PD është një gabim i rëndë

Ish-deputeti i Partisë Demokratike Luçano Boçi e cilëson një gabim të trashë rikthimin e Bashës në krye të PD.

Në një intervistë për Euronews Albania Boçi u shpreh se në PD kemi ende një gjendje juridike të pazgjidhur pasi zyrtarisht Basha ende nuk është çregjistruar në gjykatë si kryetar.

“Një ish-drejtues duhet të marrë në konsideratë arsyen e një rezultati politik, një nga arsyet e humbjes së PD në zgjedhje është edhe mënyra e sjelljes së tij politike. Është gabim i trashë se kemi një gjendje juridike të pazgjidhur të PD. Ka falsitetin brenda, e zëmë se fiton Gjergj Hani, sot juridikisht si do regjistrohet, kush do ta regjistrojë dhe ku do të regjistrohet. A është dhënë dorëheqja nga Basha. Juridikisht Basha s’e ka dhënë dorëheqjen, ai rezulton kryetar. Çështja është në gjykatë, është në diskutim juridik të pavendosur”, tha Boçi.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top