Luçiano Boçi: Mbani kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit të Ballukut

Deputeti demokrat, Luçiano Boçi akuzoi sot në Kuvend mazhorancën, se po fshihte dosjen e Belinda Ballukut dhe pas procedurave, për të mos diskutuar kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit të ish-zv/kryeministres Belinda Balluku.

Ai tha ky nuk është imuniteti i Ballukut që po hiqet, por i kryeministrit Edi Rama dhe se tani socialistëve u kishte rënë alibia se prisnin të mblidhej Kushtetuesja. Tani që Kushtetuesja kishte dhënë vendimin, Boçi kërkoi që Parlamenti të mbyllte seancën dhe të mblidhte me urgjencë Këshillin e Mandateve.

“Para pak kohësh pyeta a heziton SPAK-u që të marrë nën hetim apo akuzë kryeministrin. Kjo pjesa tjetër reagoi, por ja ku jemi. Ju fshiheni dhe veproni pas procedurave. Mbani aty një kërkesë të SPAK për heqjen e imunitetin e zv/kryeministres. Nuk është në të vërtetë imuniteti i saj, por i kryeministrit. Shpikni dispozita për të mbrojtur veten tuaj me imunitet nga hetimi. Këtu mungon Bledion Nallbati, pse? Sepse policia juaj e ka goditur me dhunë, sepse për ju ka interes imuniteti juaj dhe jo për të tjerat”, tha Boçi.

Dhe më tej ai akuzoi Policinë e Shtetit për dhunë barbare ndaj protestuesve dhe deputetit Nallbati.

“Madje na thoni se forcat RENEA nuk njohin deputetin! Kë njohin këta të RENEA-a? Po të kërkuarit a i njohin këta? Le të dalë ministrja, ja tek është, që flet për policë të plagosur, të na thotë sa të kërkuar për krime brenda e jashtë vendit janë kërkuar. Po, RENEA e policia arreston adoleshentët. Madje ishin policët që ju kthyen protestuesve me molotov dhe gaz lotsjellës”, vijoi ai.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top