Luçiano Boçi akuza Peleshit: Shtoni seancat, projektligjet duan debat

Kuvendi mban seancën e radhës plenare me 19 projektligje në diskutim dhe 22 pika në rend dite në total. Pikërisht kjo ngarkesë u bë shkak që seanca të hapej nga deputeti dhe njëkohësisht nënkryetari i PD-së, Luçiano Boçi, i cili akuzoi mazhorancën dhe kryeparlamentarin Niko Peleshi se po çmend hapësirën e Kuvendit me këtë ngarkesë të paargumentuar.

Ai shtoi se Kuvendi po çmendej dhe kjo nuk ishte normale, ndërsa propozoi edhe shtimin e seancave me qëllim që projektligjet të shqyrtoheshin me radhë dhe me kujdes.

“Ky Kuvend po kthehet në hapësirë të çmendur. Ky parlament po bëhet i çmendur dhe qesharak. 19 projektligje brenda një seance është sa për të kaluar radhën, sa për të gënjyer shqiptarët. Kjo është për ta bukos parlamentin, për t’i marrë frymën, ky nuk është Parlament. Le të shtojmë seancat e t’i kalojmë me radhë. Projektligjet për dhunën, për median etj., të gjitha duan debat”, tha deputeti.

Në fund ai apeloi për shtim të seancave dhe që parlamenti të mos çmëndej më.

“Shtoni seancat, ka qenë kërkesë edhe e jona në Konferencën e kryetarëve, mos e çmendni këtë parlament”.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top