Luca Toni takon Robben para Bayern-PSG dhe lan hesapet: “Pse nuk ma pasoje topin?”

Luca Toni u ritakua me Arjen Robben para gjysmëfinales së Champions mes Bayern dhe Paris Saint-Germain. Të dy, që kanë ndarë një periudhë të shkurtër te skuadra gjermane, treguan se kanë një marrëdhënie të mirë. Në studion e Prime Video në Allianz Arena, për ish-sulmuesin italian erdhi momenti i një “larjeje hesapesh” plot humor me anësorin ofensiv holandez.

Luca Toni bën shaka me Arjen Robben para Champions League
Para nisjes së intervistës, Toni nuk humbi rastin për të pyetur diçka lidhur me muajt e paktë kur të dy ishin shokë skuadre te Bayern Munich: “Arjen ka qenë një nga futbollistët më të mirë me të cilët kam luajtur, por tani duhet ta pyes: pse nuk më jepje kurrë asist? Ishte faji im?”. Një Robben i argëtuar u përpoq të përgjigjej duke marrë fajin mbi vete: “Jo jo, jo, nuk ishte faji yt. Ishte faji im”.

Shakatë mënjanë, ishte e pamundur që ish-bomberi të mos pranonte madhështinë e holandezit dhe të “binjakut” të tij Ribery, që i bënë jetën më të lehtë sulmuesve: “E pabesueshme. Ai dhe Ribery për një sulmues ishin perfektë”.

Bashkëjetesa mes Toni dhe Robben te Bayern
Fatkeqësisht periudha kur Toni dhe Robben ndanë dhomën e zhveshjes te Bayern ishte e shkurtër. Italiani ndodhej në Bavari që prej vitit 2007, kur ishte një idol i vërtetë. Në vitin 2009 mbërriti edhe anësori holandez, i cili megjithatë nuk pati mundësi të luante shumë përkrah ish-kampionit të botës italian. Kjo sepse, për shkak të mosmarrëveshjeve me trajnerin van Gaal, Toni mbeti jashtë planeve dhe më pas u largua nga Gjermania në janar 2010.

Krahasimi mes Robben-Ribery dhe Olise-Diaz
Në fund Luca Toni largoi çdo dyshim mbi vlerësimin e tij për Bayern-in e së kaluarës: “Franck Ribery dhe Arjen Robben më të mirë se Olise dhe Diaz”. Shumë diplomatik ndërkohë Robben, i cili për krahasimin tha: “Për mua është gjithmonë shumë e vështirë. Nuk më pëlqen shumë të bëj krahasime mes lojtarëve. Por shihet qartë që kanë një ndikim të madh te kjo skuadër. Mendoj se, në përgjithësi, kolektivi funksionon si një makinë perfekte. Vrapojnë para dhe mbrapa, si në sulm ashtu edhe në mbrojtje. E njoh pak mënyrën si punon Kompany me ta dhe ata mund të jenë vendimtarë në çdo moment. Si Diaz ashtu edhe Olise kanë cilësi të jashtëzakonshme në duelet një kundër një, janë shumë të rrezikshëm pas vijës mbrojtëse dhe të gjithë mund të shënojnë”.

Paksa i turpëruar dhe i argëtuar, ish-ylli i futbollit holandez u kthye më pas në pozicionin e tij gati për ndeshjen, i veshur me fanellën e Bayern Munich. Pas largimit të tij, Toni vazhdoi të bënte shaka me Seedorf dhe Marchisio: “Sonte u solla mirë me të, por mes të dyve preferoja Ribery”.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top