Analisti Fatos Lubonja, komentoi gjatë një interviste skandalet e fundit të qeverisë “Rama” dhe raportin e opozitës për çështjen Balluku, duke deklaruar se në një shtet ligjor zhvillimet do të kishin qenë krejt ndryshe. “Në një shtet ligjor këto nuk duhet të ndodhnin. Një skandal i përmasave të tilla do të kishte rrëzuar qeverinë, madje edhe kreun e PS-së. Sepse në një shtet demokratik opinioni publik ka shumë rëndësi dhe për të shmangur rënien në sondazhe do të ishin marrë masa,” u shpreh ai.
Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!Gajte bisedës në News24, Lubonja tha se situata në vend reflekton një deformim të funksionimit demokratik. “Këtu jemi në një shtet banditësh, që kanë marrë pushtetin me forma banditeske. Pyetja është sa fuqi kanë ata dhe sa kemi ne, si opozitarë, për ta rrëzuar këtë pushtet. Çfarë aleancash dhe çfarë mbështetjeje kemi për t’u përballur me të?” tha ai.
Ai ngriti pikëpyetje edhe mbi mënyrën e funksionimit të institucioneve, duke shtuar se opozita, sipas tij, “po bën fasadën e demokracisë me këto ndjekje”, ndërsa shtroi dilemën nëse institucionet duhet të respektohen edhe kur, sipas tij, nuk funksionojnë siç duhet.
Duke komentuar debatin mbi imunitetin e Ballukut dhe rolin e Gjykata Kushtetuese, Lubonja theksoi se në vendet demokratike imuniteti parlamentar ka funksion të qartë për të mbrojtur pavarësinë e deputetit dhe fjalën e lirë.
“Imuniteti për ata që janë në pushtet shndërrohet në arrogancë për të siguruar paprekshmërinë,” deklaroi ai. Analisti u ndal edhe te ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale, duke i cilësuar si elementë që duhen analizuar në kontekstin e regjimeve autokratike. “Bëhet sikur ndërtohet drejtësi e pavarur, por në realitet ndërtohet një regjim autokratik. Kjo është loja e Ramës,” tha Lubonja, duke iu referuar kryeministrit Edi Rama.
Duke u ndalur te akuzat e opozitës për Ballukun dhe ndryshimet në qeveri, Lubonja tha; “Jemi prapë në atë që thash më sipër ‘dopio lojë’ të Ramës. Flitet për demokraci dhe shtet ligjor. Atij i duhet që të bëjë sikur. I duhet legjitimiteti nga ndërkombëtarët. Ngjarja ‘Balluku’ është ngjarje që bën ‘mu’, në kuptimin e zhvillimeve në Shqipëri, që janë kundër shtetit të së drejtës. Kështu që në këtë aspekt i duhet të bëjë një veprim, dhe të ruajë sistemin që ka ndërtuar duke marrë votat. “ndrysho gjithçka, që të mos ndryshojë asgjë”, këtë parim ka! Ai iu thotë ndërkombëtarëve; Ballukun e hoqa, por ndërkohë vë në detyrë zëvendësit e saj, që hallkat të vijojnë punën, me tendera klienteliste, etj.”.