Louis Tomlinson konfirmon përplasjen me Zayn Malik

Louis Tomlinson duket se ka konfirmuar zërat për një përplasje me ish-shokun e tij të grupit Zayn Malik, pasi e ka hequr nga lista e ndjekësve në Instagram.

Sipas raportimeve të Page Six, Tomlinson nuk e ndjek më Malik në rrjetet sociale, pas pretendimeve se ky i fundit e ka goditur gjatë një sherri në një bar, duke i shkaktuar edhe tronditje (concussion).

Nga ana tjetër, Malik rezulton ende ndjekës i Tomlinson në Instagram në momentin e publikimit të lajmit.

Burime pranë mediave kanë deklaruar se incidenti dyshohet të ketë ndodhur gjatë xhirimeve të një dokumentari me tre pjesë për Netflix, ku të dy artistët po punonin së bashku.

Sipas raportimeve, konflikti ka nisur pasi Zayn ka bërë një koment negativ për nënën e ndjerë të Louis, Johannah Deakin, e cila ndërroi jetë në vitin 2016 nga leuçemia.

“Situata doli jashtë kontrollit. Zayn bëri një koment për nënën e Louis dhe më pas e goditi në fytyrë. Për shkak të unazave që mbante, i shkaktoi edhe plagë në kokë,” citohet të ketë thënë një burim.

Tomlinson më pas është dërguar për trajtim mjekësor dhe ka pësuar tronditje, ndërsa ngjarja raportohet të ketë ndodhur në publik, para shumë dëshmitarëve.

Burimet shtojnë se dy artistët nuk kanë pasur asnjë kontakt me njëri-tjetrin që prej incidentit, i cili thuhet se ka ndodhur rreth gjashtë muaj më parë.

Si pasojë, Netflix raportohet se ka pezulluar projektin e dokumentarit, i cili ishte planifikuar për publikim në vitin 2026.

Dokumentari do të ndiqte një udhëtim të Tomlinson dhe Malik në SHBA, ku do të rikujtonin periudhën e tyre në One Direction dhe do të flisnin edhe për ish-anëtarin e ndjerë të grupit, Liam Payne.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top