Loredana s’ia lë mangut, i kundërpërgjigjet direkt Jozit

Kur bëhet fjalë për Jozin dhe Loredanën, syrit të ndjekësve ende nuk mund t’i shpëtojë asgjë! Kanë mjaftuar dy postime nga dyshja, që rrjetet sociale të ndezen sërish, se çfarë ‘po ndodh’ mes të dyve.

 


Gjithçka nisi me një postim të Jozit në “Instagram Story”, ku ai ndau një pjesë nga kënga e tij “Po shprehem” dhe e shoqëroi me një mbishkrim që menjëherë tërhoqi vëmendjen.

 

“Lyp ku të duash, se më të mirë s’gjen.”

 

Ky mesazh, i interpretuar si një kunjë e drejtpërdrejtë ndaj ish-partneres së tij, vjen dy ditë pasi Loredana deklaroi në ‘Shqipëria Live’ se Jozi ishte partneri i saj i vetëm që ka pasur këtë vit.

Vetëm pak orë nga postimi i tij, Loredana publikoi një foto të re, dhe mbishkrimi në foto u pa si një përgjigje e qartë ndaj Jozit.

 

“Lojërat e tua tregojnë madhështinë time. T’fala të dashurës”.

 

Ky reagim i saj u interpretua menjëherë si një “thumb” i qartë ndaj Jozit dhe partneres së tij aktuale, për të cilën ai kishte pranuar publikisht muaj më parë se është një vajzë jo fytyrë publike.

Loredana dhe Jozi u bënë të njohur për publikun gjatë qëndrimit të tyre në Big Brother Albania, mirëpo pas përfundimit të spektaklit, të dy konfirmuan se kishin marrë rrugë të ndara nga njëri-tjetri. Megjithatë, fansat kanë vazhduar të ndjekin çdo veprim të tyre në rrjete sociale, shpesh duke i lidhur postimet e tyre si “shenja” të fshehta komunikimi apo thumba reciproke.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top