Londër/ Albin Kurti përplaset me kryeministren serbe

Pavarësia e Kosovës dhe mosjohja e saj nga Beogradi ka përplasur kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti me homologen e tij serbe Ana Bërnabiç në Samitin e investimeve në Ballkanin Perëndimor.

Në samitin organizuar nga BERZH-i, në Londër, ku po marrin pjesë 6 liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor, Bërnabiç tha se Kosovën e sheh “si pjesë të Serbisë”. “Serbia po ndryshon. Dhe kur them Serbia qendrore, është e dyta herë që po e them këtë, mendoj Serbia që nuk përfshin në statistika krahinën autonome të Kosovës e Metohisë, që ne natyrisht e shohim si pjesë të Serbisë. Kjo është politikë, ne tash po flasim për ekonomi dhe është me rëndësi për mua të flas vetëm për ekonominë”, tha ajo.

Kurti menjë herë sapo mori fjalën vuri në dukje se vendi i tij quhet Republika e Kosovës dhe se njihet anë e mbanë botës si shtet.

“Pikë së pari, partneri ynë kyç është bashkësia europiane dhe dëshirojmë që ta fuqizojmë këtë bashkëpunim. Kosova është njohur nga 117 vende anë e mbanë botës, 22 nga 27 në Europë, 26 nga 30 në NATO dhe 3 nga 4 vendet fqinje. Nuk kemi lidhje me Federatën Ruse. Iu kemi vënë sanksione atyre dhe duam që Ukraina ta fitojë këtë luftë. Na duhet bota dhe Europa demokratike që ta shohim të mposhtur Kremlinin dhe kryetarin despotik, Putinin. Edhe nëse ata do të donin, ne nuk do të donim të kishim punë me ta. Kemi pak import me Kinën, por bashkëpunojmë kryesisht me BE-në”, tha Kurti.

Më tej, kryeministri tha se po të fliste si Bërnabiç, do ta përmendte Vojvodinën, Sanxhakun, Luginën e Preshevës…

“Vendi im quhet Republika e Kosovës, jo siç iu referua këtu, ‘Kosova e Metohija’. Po të shkoja kësaj rruge do të merrja shumë kohë, sepse përveçse Serbia, do të duhej të thosha Serbia e Vojvodina, Sanxhaku, Toplica, Rashka, Lugina e Preshevës… Më mirë të përqëndrohemi në ekonomi”, tha Kurti.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top