Lojtarja e rugby, King, shpëton shoqen nga rënia e tmerrshme në Paris 2024: provë e një force mbinjerëzore

Erin King bëri një përpjekje mbinjerëzore për të shpëtuar nga një dëmtim i rëndë shoqen e saj në kombëtare, Emily Lane. Gjatë ndeshjes së femrave në Rugby Sevens në Lojërat Olimpike Paris 2024, kapja në ajër dhe ngritja e lojtares irlandeze ishin mbresëlënëse. Nuk ishte vetëm një demonstrim fuqie, por mbi të gjitha vendosmërie edhe pse rezultati në lojë nuk ia vlente për një pozicion ambicioz dhe as mundësinë për të garuar akoma për një medalje.

Kishte edhe diçka tjetër pas atij veprimi të stilit Ëonder Ëoman: përpjekja ekstreme, për fat të mirë e suksesshme, për të parandaluar që pasojat e rënies të ishin të rrezikshme për sigurinë fizike të Lane. E ky ishte aspekti që shënjoi gjithë aksionin në sfidën ndaj Britanisë së Madhe. Gjithçka ndodhi në harkun e pak sekondave dhe e përcaktuar nga grimasa fuqiplotë e King.

Episodi kyç, i cili u bë viral për shkak të qëndrimit të protagonistëve, lindi kur kombëtarja angleze shfrytëzoi mungesën e vëmendjes së kundërshtarëve dhe u përpoq të përfitonte nga mbrojtja e hapur për të fundosur goditjen drejt vijës së portës. Për të rikuperuar ovalin, Lane bëri një kërcim për ta kapur në fluturim: e arriti qëllimin, pritja ishte e përsosur, por ishte gati të rrëzohej në tokë me shpinë.

Si mesfushore që nuk ka frikë nga asgjë, ajo nuk mendohet dy herë dhe nxiton të ndalojë sulmin e Britanisë së Madhe. Mund të binte me qafë në tokë, por është mjaft me fat sepse ka engjëllin e saj mbrojtës pranë. Pikërisht, në atë moment, King e mbajti fort dhe e uli në tokë, duke e mbajtur me krahët me një forcë kaq kolosale, sa për të lënë pa fjalë spektatorët në stadium dhe ata që e shihnin nga shtëpia nëpërmjet televizorit.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top