Lojërat Olimpike/ Deri tani në Ballkan udhëheq Serbia, e dyta Kosova, e fundit Shqipëria

Lojërat Olimpike “Parsi 2024” kanë hyrë në ditën e 6-të të tyre. Edhe kjo olimpiadë ashtu si edhe të tjerat në të shkuarën, kanë konfirmuar Serbinë si shtetin udhëheqës sa i përket medaljeve të fituara në vendet e Ballkanit Perëndimor. Serbia ka fituar gjithsesj 24 medalje në olimpiadë (7 të arta, 7 të argjendta dhe 11 bronzi).

Në vendin e dytë vjen menjëherë Kosova. Përfaqësuesja dardane ka fituar gjithsej 5 medalje. Prej tyre tre të arta, një të argjendtë dhe një të bronztë. Medaljen e argjendtë dhe të bronztë delegacioni i Kosovës e ka marrë pikërisht në “Paris 2024”, në saj të xhudisteve të talentuara që bën krenar këdo shqiptar anembanë botës, Laura Fazlliu dhe Distria Krasniqi.

Në vendin më të ulët në podium të vendeve të Ballkanit Perëndimor, të cilat kanë medalje olimpike renditet Maqedonia e Veriut, e cila ka një medalje të argjentë dhe një të bronztë.

Këtë klasifikim e mbyll Mali i Zi me një medalje (argjendi) të vetme. Ndërsa të vetmet shetet të rajonit pa medalje në Olimpiadë janë Shqipëria dhe Bosnje Hercegovina. Le të shpresojmë se sportistët tanë në ditët në vijim do të na dhurojnë të parën medalje në historinë e olimpiadave.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top