Lloris drejt Serie A, pranë transferimit në kryeqytetin italian

Hugo Lloris dëshiron të luajë një Champions League, mundësi që Tottenhami nuk ia dhuron. Portieri francez ka edhe një vit kontratë me Spurs, por së shpejti pritet të vijë mbyllja e bashkëpunimit me dakordësi.

Vetë “gardiani” francez e ka shprehur publikisht dëshirën e tij për ta mbyllur me Tottenhamin. 36-vjeçari mbron portën e skuadrës londineze prej gushtit të vitit 2012.

Ndërkohë që më parë ka luajtur me Nice dhe Lyon në vendlindje. E ardhmja lidhet me Italinë. Shtypi francez shkruan se Lloris mund të kalojë te Lazio e Sarrit.

Bardhekaltrit, këtë sezon do të luajnë në grupet e Champions League. Kompeticion ku eksperienca ka një rëndësi të veçantë. Lloris numëronj 145 ndeshje me kombëtaren e Francës. Me “Gjelat” fitoi Botërorin Rusi 2018 si protagonist, teksa ka luajtur edhe dy finale të tjera.

Atë të Euro 2016 dhe Kupën e Botës Katar 2022. Të dyja të humbura kundër Portugalisë së CR7 dhe Argjentinës së Leo Messit.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top