Skuadra e Liverpoolit shumë shpejtë me kërkesë të Arne Slot, pritet të ketë përforcime edhe me tre lojtarë shtesë.
Të paktën kështu shkruajnë mediat e huaja ku mes tjerash kanë përmendur edhe emrat e tyre. Përforcuesit e skuadrës do të jenë Alexander Isak, Marc Guehi dhe Leoni.
Me sulmuesin nga Suedia dhe Newcastle United janë shumë afër akordit, kurse me dyshen tjetër të lartë përmendur janë edhe disa skuadra tjera në garë.
Kujtojmë se Liverpool ka finalizuar për 69 milionë paund (rreth 80 milionë euro), plus 10 të tjera (rreth 11,5 milionë euro) në formë bonusesh, blerjen nga Eintracht Frankfurt të sulmuesit 23-vjeçar Hugo Ekitike, autor i 22 golave në 48 ndeshje me skuadrën gjermane sezonin e kaluar.
Një strategji vërtet e veçantë e ndjekur këtë sezon nga “The Reds”. Pavarësisht se arritën të shpalleshin kampion në Premier League sezonin e shkuar, duket se Arne Slot dhe drejtuesit kanë vendosur të ndryshojnë, duke kryer shumë lëvizje sidomos në sulm, me repartin ofensiv që thuajse ka ndryshuar plotësish “fytyrë”.