Liverpooli i merr Chelseat objektivin kryesor të merktaos

Prej javës, Chelsea ka qenë në bisedime me Brightonin për të marrë shërbimet e mesfushorit 21-vjeçar, Moises Kaisedo.

Palët nuk kanë arritur në një marrëveshje dhe së fundmi në garë ka hyrë Liverpuli që duket se ka mbyllur gjithçka për këtë transferim.

Fabricio Romano raporton se palët kanë arritur akordin për transferimin e Kaisedos për shumën e 110 milionë paundëve. Gjithçka ka ndodhur gjatë mbrëmjes së shkuar, aty ku dy klubet kanë pasur bisedime intensive duke arritur në një marrëveshje për futbollistin.

Mesfushori nga Ekuadori ka shkëlqyer këtë sezon me Brightonin, duke qenë një nga më të dalluarit. Ai u ble nga Indepedente për vlerën e 5 milionë eurove, teksa sot në “transfermarkt” vlera e tij arrin në 75 milionë.

 

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top