Liverpool nuk ka ndërmend të shesë Cody Gakpo gjatë afatit të ardhshëm kalimtar, pavarësisht interesimit nga disa klube evropiane.
Sipas raportimit të Yahoo Sports, drejtuesit e klubit anglez e konsiderojnë sulmuesin holandez pjesë kyçe të projektit dhe nuk janë të hapur për oferta.
Në të njëjtin shkrim përmende përcine si Barcola, Diomande, El Mala apo Ezzalzouli, mirëpo thuhet se “Reds”, i besojnë holandezit edhe për faktin se nuk mendojnë që Isak mund t’i luajë 60 ndeshje në sezon, andaj Gakpo duhet të jetë aty
Gakpo ka qenë një nga lojtarët më të rëndësishëm në repartin ofensiv dhe trajneri nuk dëshiron të dobësojë skuadrën para sezonit të ri.