Vera e vitit 2025 e ka parë Liverpool protagonist të një merkatoje që ta quash me bujë është një eufemizëm i pastër. Me një shpenzim total prej 446 milionë paundësh, Reds kanë përmbysur filozofinë e tyre, duke përqafuar një qasje prej Galaktikosh të vërtetë. Mes blerjeve, dy emra dallojnë mbi të gjithë: Florian Wirtz dhe Alexander Isak. Por detajet mbi tratativat dhe pagesat e shpërndara me këste kanë tërhequr vëmendjen e specialistëve, me Times që ka thelluar çështjen duke zbuluar se shifra që klubi me seli në Anfield ka shpenzuar realisht është një hiçkrahasuar me atë totale.
Merkatoja e Liverpool
Tifozët e Liverpool kanë përjetuar një verë ëndrrash, me klubin që ka futur dorën në xhep si kurrë më parë. Pas fitores emocionuese të titullit të 20-të të Premier League, drejtuesit vendosën të mos ndalen. Blerja e Florian Wirtz theu rekordin britanik, me një shumë prej 116 milionë paundësh. Por goditja e vërtetë erdhi me marrjen e Alexander Isak për 125 milionë paundë, çka përfaqësoi një rekord të ri për klubin.
Detajet e tratativave
Tratitiva që e solli Wirtz në Anfield u definua me shumë zgjuarsi nga Richard Hughes, drejtori sportiv i Reds. Shuma prej 100 milionë paundësh do të paguhet në pesë këste të barabarta, një hile për të shmangur barrën e tepruar të menjëhershme mbi financat e klubit. Për më tepër, bonuset e lidhura me sukseset në Champions League ose Premier League mund të shtojnë edhe 16 milionë të tjerë në total.
Ardhja e Isak ishte kulmi i një sage të vërtetë verore. Pas një refuzimi fillestar nga Newcastle për ofertën prej 110 milionësh, Liverpool luajti me zgjuarsi, duke pritur momentin e duhur për të rilicituar. Në fund, një ofertë prej 125 milionë paundësh e zhbllokoi situatën, me pagesën e ndarë në katër këste. Kjo strukturë pagese u lejon Reds të ndihen më të lehtësuar, pasi shpenzimi i parë është “vetëm” 31.25 milionë, të cilëve u shtohen 20 të këstit të parë të Wirtz, duke bërë një total prej 51 milionësh e pak. Relativisht pak, nëse mendon që në të vërtetë dy blerjet e reja kanë kushtuar mbi 240 milionë paundë.