Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale (KOKOE) pranë Partisë Demokratike ka shpallur rezultatet e primareve për zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025 në qarkun e Tiranës.
Sipas të dhënave zyrtare, në këtë proces morën pjesë 13.052 anëtarë të PD nga Tirana, ndërsa në rang kombëtar votuan gjithsej 50,854 anëtarë. Më herët PD shpalli rezultatin në 10 qarkqe të tjerë.
“Procesi u shënua nga një pjesëmarrje masive, duke treguar interes të lartë dhe besim te qytetarët për të zgjedhur përfaqësuesit e saj në zgjedhjet e ardhshme” – thuhet në njoftimin e PD. Mbetet tashmë të shpallet edhe rezultati për qarkun e Vlorës.


