Kryetari i PD, Sali Berisha ka folur në emisionin “Opinion” në lidhje me përzgjedhjen e emrave të kandidatëve për deputetë në listën e mbyllur. Berisha tregoi pse shumë prej emrave që janë në listë të mbyllur për shkak se e mbështetën atë në kohën e përçarjes së PD. Berisha foli dhe në lidhje me reflektimin e primareve në listat e kandidatëve për deputet.
“PD kaloi në një kalvar të padëgjuar ndonjëherë, ekzistence ose jo… Këta njerëz u rreshtuan në krahun e ekzistencës së një partie politike jashtë kontrollit të Edi Ramës, ambasadës apo tjetër kujt. Flamur Noka, Oerd Bylykbashi, Albana Vokshi, Belind Këlliçi, Besart Xhaferri, Edmond Spaho, Ivi Kaso e të tjerë e një grup i tërë u përballën ama në zgjedhjen e tyre.
Zgjodhën të mbështesnin një kauzë që zgjodhi Berisha. Pa mbështetjen e këtyre individëve, PD-ja nuk do ishte kurrë një forcë siç është sot, por një shtojcë, një fasadë e opozitës. Opozita sovrane nuk është çështje partie, por themelore e pluralizmit. Kanë qenë, por meritojnë nderimin më të madh se kaluan një proces”, – tha Berisha.
Ai vuri theksin edhe te aftësitë e tyre organizative, si element thelbësor për zgjedhjet parlamentare.
“Përveç kësaj, këta dhe disa të tjerë ishin njerëz me fuqi organizative, që është aspekt kryesor në zgjedhje. Duhet të merrte dikush përgjegjësi. Së dyti, po në listën e mbyllur janë një pjesë e mirë e tyre. Në çdo qark..
I pari i listës së Tiranës është Balliu. Hysen Kadiu kisha dëshirë të ishte në listën e mbyllur, por duke pasur parasysh 4 vende u zunë nga aleatët, 5 ose 6 ishin ekzoficio. Tiranës i mbetën vetëm 2 vende, udhëheqësi Belind Këlliçi dhe Balliu. Sikur mundësia më e vogël të ishte, absolutisht do të ishte Kadiu. Floriana Garo? Zëdhënësi i partisë në statut nuk është ekzoficio në listë” – tha Berisha.