Lirohet nga burgu ish kryetari i bashkisë së Himarës, Jorgo Goro

Jorgo Goro, ish kryetari i bashkisë së Himarës është liruar nga burgu pas dy vitesh izolimi pas dënimeve të dhëna nga GJKKO.

Goro ishte dënuar për shpërdorim detyre dhe fshehje të pasurisë dhe sipas përllogaritjeve, dënimi i tij prej 2 vitesh tashmë ka përfunduar. Me gjykim te shkurtuar ai u denua me 1 vit e 4 muaj.

Dënimi për Goron u dha rreth një muaj më parë, ndërsa ai vazhdonte te qendronte ne qeli që prej arrestimit të marsit të vitit të kaluar.

Jorgo Goro u akuzua për shpërdorim detyre në bashkëpunim me ish-drejtorin e tokës dhe menaxhimit të pronës në Bashkinë Himarë, Vasillaq Strakosha, i cili është gjithashtu i pandehur në këtë çështje.

Dosja është ngritur pas kallëzimit të Fredi Belerit, i cili pretendon se në vitin 2016, Goro ka tjetërsuar një sipërfaqe prej 4,263 m² tokë, duke ia kaluar atë Arqile Bollanos, i komanduar si pasues në krye të Bashkisë Himarë.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top