Lirimi i tre policëve/ Kurti: U gëzuam që po kthehen në familje

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka reaguar pas lirimit të tre policëve, që u rrëmbyen më 14 qershor nga Serbia.

Në një postim në Twitter, ka shkruar se rrëmbimi i tyre është shkelje e rëndë e të drejtave të njeriut dhe se duhet qortuar.

“Konfirmojmë se tre policët e rrëmbyer janë liruar. Edhe pse jemi të gëzuar që ata po kthehen në familjet e tyre, ky rrëmbim është një shkelje e rëndë e të drejtave të njeriut dhe duhet qortuar. Agresioni serb duhet të mbajë përgjegjësi”, ka shkruar Kurti.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top