Lirimi i Tahirit/ avokati: Plotësoi 5 kushte për t’u liruar, bashkëshortja e tij ka kriza shëndetësore

Avokati i ish-ministrit Saimir Tahiri ka bërë të ditur se një nga arsyet e lirimit të klientit të tij ishte edhe gjendja shëndetësore e bashkëshortes. Maks Haxhia zbuloi se Tahiri plotësoi 5 kushtet që të lirohej nga qelia.

Maks Haxhia: Nuk ka rrezikshmëri shoqërore, i kanë ngelur më pak se dy vjet, 1 vite e 7 muaj, ka të mitur në ngarkim, bashkëshortja vuan nga një sëmundje që kur e kapin krizat, nuk iu shërben fëmijëve.

Këta 5 kushte pas 5 muajsh e ca që kur është paraqitur kërkesa ka bërë që gjykata ka dhënë vendimin për të ndryshuar vendimin. Do mbaj lidhje me shërbimin e provës.

Nuk do paraqitet në shërbimni e provës por do ketë kontakte.Edhe për jashtë shtetit nëse do duhet të shoqërojë bashkëshorten.

Donika, vajza me violinë

Romani i ri i shkrimtarit Flamur Buçpapaj. Një histori e fuqishme e mbushur me muzikë, dashuri dhe qëndresë. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top