Lirimi i katër pengjeve izraelite, Scholz: Shenjë e rëndësishme shprese

Kancelari gjerman, Olaf Scholz ka reaguar për lirimin e 4 pengjeve izraelite ditën e sotme. Përmes një postimi në platformën “X”, Scholz thotë se shpëtimi i katër pengjeve nga Izraeli në Rripin e Gazës është një shenjë e rëndësishme shprese.

“Një shenjë e rëndësishme shprese – veçanërisht për shumë familje izraelite që vazhdojnë të kenë frikë për të dashurit e tyre. “Katër pengje tani janë të lirë,” tha Soltz për X, duke i bërë thirrje Hamasit të lirojë pengjet e mbetura dhe t’i japë fund luftës.

Katër pengjet izraelite, të cilët u rrëmbyen nga Hamasi nga festivali i muzikës Nova gjatë sulmeve të 7 tetorit, u liruan gjatë një operacioni të madh nga Forcat e Armatosura të Izraelit (IDF). Të shpëtuarit janë Noa Argamani, 25 vjeç, Almog Meir Jan, 21 vjeç, Andrei Kozlov, 27 vjeç dhe Shlomi Ziv, 40 vjeç. Ata janë në gjendje të mirë dhe janë dërguar në qendrën mjekësore “Sheba” Tel-HaShomer për ekzaminime të mëtejshme mjekësore.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top