Lirimi i Berishës/ Bardhi: Luftoi dhe fitoi! Iu pengua për 1 vit aktiviteti liderit të opozitës

Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka reaguar pas vendimit të GJKKO-së për të liruar nga izolimi liderin demokrat Sali Berisha, duke i revokuar masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.

Në një postim në rrjetet sociale, Bardhi shkruan se kjo është një fitore politike e vetë Berishës, i cili sipas tij, luftoi dhe në fund fitoi. Ai shton më tej se çdo ditë vonesë do të ishte një sulm politik i drejtësisë ndaj kundërshtarëve të regjimit të Edi Ramës, me qëllim pengimin e aktivitetit politik të tyre në funksionalitet të plotë të betejës së opozitës.

Bardhi deklaron se rreth 1 vit pengesë antikushtetuese e aktivitetit politik të liderit të opozitës është mjaftueshëm e rëndë për të toleruar të bëheshin më shumë

Postimi i plotë:

Revokimi nga GJKKO i masave kufizuese joproporcionale ndaj Sali Berishës është vendimi i duhur ligjor dhe nën frymën, standardin dhe logjikën e vendimit të disa ditëve më parë të Gjykatës Kushtetuese. Çdo ditë vonesë do të ishte një sulm politik i drejtësisë ndaj kundërshtarëve të regjimit të Edi Ramës, me qëllim pengimin e aktivitetit politik të tyre në funksionalitet të plotë të betejës së opozitës.

Afërsisht 1 vit pengesë antikushtetuese e aktivitetit politik të liderit të opozitës është mjaftueshëm e rëndë për të toleruar të bëheshin më shumë! Kjo është një fitore politike e Sali Berishës, që luftoi, luftoi, luftoi dhe e fitoi!

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top