‘Liria ka emër’: Pas vendimit të Hagës, Dua Lipa kujton krimet e Serbisë në Kosovë

Ylli i muzikës me famë ndërkombëtare, Dua Lipa, reagoi lidhur me vendimin e fundit të Gjykatës Speciale në Hagë ndaj ish-udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK): Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, transmeton Gazeta Metro.

 


Përmes rrjetit social Instagram, artistja shqiptare shfaqi hapur pakënaqësinë ndaj zhvillimeve të fundit. Në postimin e saj të parë në InstaStory, ajo ka ndarë stemën zyrtare të UÇK-së, shoqëruar me moton identifikuese dhe hashtagun “Liria Ka Emër”.

 

Në vijim të reagimit të saj, këngëtarja ka publikuar edhe statistikat zyrtare të periudhës së konfliktit të armatosur në territorin e Kosovës.

 

“1 milion refugjatë; 11 mijë të vrarë; 1 mijë e 24 fëmijë të vrarë; 20 mijë të dhunuar; si dhe 1 mijë e 600 të zhdukur”.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top