Ligji për zonat e mbrojtura, Bardhi: Do gllabërohen pasuritë kombëtare të shqiptarëve

Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi në një dalje për mediat tha se qeveria kërkon të gllabërojë pasuritë kombëtare të shqiptarëve me ligjin e ri për zonat e mbrojtura që u miratua sot në Kuvend. Bardhi deklaroi se maxhoranca tentoi që t’ia faturonte ligjin për amnistinë penale opozitës.

“E patë sot në rendin e ditës nuk ishte asgjë te mirë për qytetarët shqiptarë. Ka kohë që parlamenti është shndërruar në një organ që nuk miraton më ligje në shërbim të qytetarëve, por në dobi të një grushti njerëzisht. Për shkak se nuk arritën dot për pazare të tyre, e tërhoqën ligjin për amnistinë, që nga një ligj humanitar, ku do të përfitonin qytetarët e zakonshëm, e shndërruar për të amnistuar ministra, drejtorë, kryetare bashkie të korruptuar të kësaj qeverie. Mbetet e papranueshme. Tentuan të mashtronin dhe opinionin publik, duke ia faturuar dhe opozitës.

Ligji për zonat e mbrojtura ku edhe njëherë planifikohet të gllabërohet pasuria kombëtare e shqiptarëve. Padyshim që do ketë një vlerësim, nëse ka argumente për kundërshtim në GJK do i drejtohemi ”, tha Bardhi.

 

 

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top