Ligji për rivlerësimin/ Shoqata e Pasurive të Paluajtshme: Bllokon tregun imobiliar

Nga 1 janari 2026 do të nisë procesi i rivlerësimit të pronave. Ministria e Financave ka hedhur për Konsultim Publik projektligjin e ri për rivlerësimin e pronave që parashikon përafrim të vlerës së pronave me çmimet e tregut.

Shoqata Shqiptare e Pasurive të Paluajtshme (NAREA) ngre alarmin se njoftimi pa asnjë proces konsultimi me profesionistët e tregut, rrezikon të ngrijë aktivitetin e blerje-shitjeve për muaj me radhë. Sipas tyre, kjo nuk është hera e parë që vendime të rëndësishme për sektorin e pasurive të paluajtshme merren në mënyrë të njëanshme, pa dialog dhe pa vlerësim të ndikimit real që kanë tek qytetarët dhe investitorët.

Drejtori Ekzekutiv i Shoqatës Shqiptare të Pasurive të Paluajtshme (NAREA), Reinaldo Pipiria, shprehet se publikimi i projektligjit për rivlerësimin në fund të korrikut është i nxituar dhe i panevojshëm, duke sjellë pasoja të menjëhershme në dinamikën e tregut.
“Sikurse ndodhi një vit më parë me propozimin për rivlerësim me tatim 3%, edhe këtë herë tregu do të ngrijë veprimtarinë në pritje të ligjit të ri. Ky paralajmërim de facto e bllokon tregun për muaj me radhë, edhe pse procesi parashikohet të nisë vetëm në janar 2026. ” – deklaron Pipiria.

Edhe më i ashpër është reagimi i shoqatës për hartën e re me çmimet e referencës. Sipas NAREA-s, asnjë konsultim nuk është zhvilluar me përfaqësues të tregut, as në këtë rast, as gjatë vendosjes së çmimeve për Tiranën në vitin 2023. Çmimet e referencës do të jenë bazë për llogaritjen e taksës së pronës, që qeveria pritet ta zbatojë nga viti 2026. Nëse kjo bazë është jo reale, ekspertët paralajmërojnë se edhe tatimi i ri do të jetë i padrejtë, duke goditur në mënyrë të pabarabartë qytetarët në zona të ndryshme të vendit.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top