Ligji për investimet strategjike, Bardhi: I shërben 5 oligarkëve, votimi ishte i pavlefshëm

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Garment Bardhi deklaroi për mediat pas mbylljes së seancës se votimi për projektligjin e investimeve startegjike nuk quhet i vlefshëm pasi në sallë për prezencë ishin vetëm 68 deputetë. Bardhi tha se nga ligji përfitojnë vetëm 5 oligarkë dhe 3 grupe kriminale.

‘Në këtë seancë nuk kishte kuorum për votim. Që të hapet procesi i votimit duhet të kenë votuar pro 71 deputetë. Deklarohet që janë 68, por kjo nuk e ndal vrullin për të miratuar ligjin për investimet strategjike që është në interes të një grushti oligarkësh. Sot ishte përfaqësuesja e 5 oligarkëve dhe 3 grupeve kriminale që përfitojnë nga ligji i investimeve strategjike. Dua të deklaroj që sipas rregullores dhe kushtetutës asnjë nga aktet ligjore që kaloi në seancë pa u shpallur votimi nuk quhet i vlefshëm.’, tha Bardhi.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top