Kreu i PD Sali Berisha ka folur për mediat para në oborrin e Kuvendit.
Siç deklaroi edhe dje hapur qëndrimin e PD-së se nuk do të votojnë kurrë një ligji për të cilën 3 komunitete fetare janë kundër, Sali Berisha tha se tashmë gjinia i bie të përcaktohet nga shkollat.
“Ligji i bazuar fund e krye në ideologjinë e ekstremit të majtë përmbys Kushtetutën e vendit, kodet e vendit, trashëgiminë pozitive mijëra vjeçare dhe penalizon ndëshkon të gjithë ata të cilët duhet të mbrojnë familjen dhe vlerat e saj. Pretendimi se është përafrim me legjislacionin europian është mashtrim pasi asnjë frazë e direktivave të tyre nuk bën fjalë për gjini me diversitet të gjerë apo përkatësi gjinore të shumëfishta. Janë mashtrime që bëhen në emër të një ideologjie demoni që vjen nga Soros.
Ligji de facto vendos sistemin e ekstremit të majtë pasi zhvlerëson përcaktimet ligjore të mëparshme dhe triumfon çnjerëzorja.”, tha ai.