Këngëtarja, Egli Tako ka folur për herë të parë për raportin e saj me Gjestin, një prej temave që ngjalli shumë diskutime gjatë kohës së saj në Big Brother.
Ajo sqaroi se marrëdhënia e tyre nuk ka qenë asnjëherë dashurore, por thjesht një lidhje shoqërore që e ndihmoi të kalonte kohën më lehtë brenda katër mureve të shtëpisë.
“Unë aty brenda kam dashur fort disa njerëz, dhe këtë e kam thënë gjithmonë. Me kalimin e javëve, secili fillon të bëhet egoist, shikon vetëm lojën e tij, por unë nuk kam qenë asnjëherë indiferente. Për Gjestin e kam theksuar disa herë: të dua fort si njeri. Dhe kjo është më e rëndësishme se çdo gjë tjetër,” tha Egli në “The Dalina Show”
Ajo shtoi se në atë periudhë gjithçka dukej më e fortë nga sa ishte realisht
“Je aty brenda 24 orë në ditë, lidhjet bëhen më të ngushta dhe më intensive. Por kjo nuk ka lidhje me ndjenja të thella romantike. Ishte më shumë lojë, një person i duhur në vendin e duhur. Unë isha personazhi i gabuar në vendin e duhur.”
Egli pranoi se për një moment edhe vetë kishte rënë në “deluzion”:
“Ndoshta edhe unë për një periudhë e kam jetuar këtë gjë, por sot e shoh ndryshe. Nuk më frymëzonte si person në atë kuptimin e madh, më bënte të qeshja, kalonim mirë, por kaq. Dua ta mbaj mend si një shok të asaj kohe.”
Ndërsa për të ardhmen, ajo ishte e qartë: “Jam single. U mbyll. Ka kohë. Më vjen keq nëse i zhgënjej disa njerëz që i dua shumë fort, por nuk dua të jetoj më në deluzion. Dua ta kujtoj si një eksperiencë të bukur dhe të mbaj mend vetëm të mirën.”
Kur moderatorja e pyeti me shaka nëse e ruan ende numrin e Gjestit, përgjigjja e saj ishte e prerë:
“Jo, vërtet nuk e kam,” përfundoi ajo.