Liderët e BE dhe Ballkanit Perëndimor mblidhen sot në Bruksel/ I pranishëm edhe Rama

Liderët e Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor do të mblidhen sot në Samitin BE–Ballkani Perëndimor në Bruksel. Samiti do të kryesohet nga presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa. Bashkimi Evropian do të përfaqësohet nga presidenti i Këshillit Evropian Costa dhe Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen. Në takim do të marrë pjesë edhe përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kaja Kallas.

Samiti organizohet në prag të mbledhjes së fundit të Këshilit Evropian për këtë vit. Në këtë Samit i pranishëm do të jetë edhe Kryeministri Edi Rama. Sipas BE-së, samiti do të shërbejë si një mundësi për të demonstruar dhe rikonfirmuar forcën e marrëdhënieve strategjike mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, si dhe përfitimet që ato u sjellin qytetarëve.

Në përfundim të samitit do të miratohet Deklarata e Samitit BE-Ballkani Perëndimor, me të cilën pritet që partnerët e Ballkanit Perëndimor të harmonizohen. Në samit do të theksohet rëndësia e marrëdhënieve politike dhe ekonomike mes BE-së dhe partnerëve të Ballkanit Perëndimor, veçanërisht në kontekstin aktual gjeopolitik dhe nevojën për lidhje edhe më të forta mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor.

Pritet që BE-ja të riafirmojë angazhimin e saj të plotë dhe të qartë për perspektivën e anëtarësimit të Ballkanit Perëndimor në BE, si dhe progresin e arritur në procesin e zgjerimit, të pasqyruar në raportin më të fundit të Komisionit Evropian.

Gjithashtu për diskutim pritet të jetë dhe situata politike në Bosnjë dhe Hercegovinë, prapambetja demokratike në Serbi si dhe Kosova, e cila brenda vitit shkon 2 herë në zgjedhje të përgjithshme. Ky samit është zhvilluar në vitin 2022 në Tiranë. Liderët e BE-së dhe ato të Ballkanit Perëndimor do të takohen përsëri vitin e ardhshëm më 1 qershor në samitin BE–Ballkani Perëndimor 2026, që do të zhvillohet për të dytën herë në Malin e Zi.

Axhenda
16:30 Mbërritja e liderëve të BE dhe Ballkanit Perëndimor
18:00 – Tryeza e rrumbullakët
19:30 Konferenca për shtyp Ursula Von der Leyen dhe Antonio Costa

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top