Rezidenca private e kryeministrit Benjamin Netanyahu ishte shënjestër e një sulmi me dron nga Libani më herët këtë mëngjes.
“Një dron u nis drejt shtëpisë së kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu në qytetin verior izraelit të Cezaresë të shtunën”, deklaroi zëdhënësi i tij, duke shtuar se kryeministri dhe bashkëshortja e tij nuk ishin në shtëpi në momentin e sulmit dhe se nuk kishte të lënduar në incident.
Më herët, ushtria izraelite tha se një dron ishte nisur nga Libani dhe se kishte goditur një ndërtesë, por pa dhënë detaje se për çfarë ndërtese bëhej fjalë.
Dy dronë të tjerë të nisur nga Libani mëngjesin e sotëm u rrëzuan nga mbrojtja ajrore, duke shkaktuar sirena në zonën e Tel Avivit.
Sipas shërbimit izraelit të ambulancës dhe policisë shpërthime ishin dëgjuar në Cezare, qytet bregdetar ku Netanyahu ka një shtëpi pushimi.
Sulmi me dron nuk u mor përsipër menjëherë nga grupi libanez i mbështetur nga Irani Hezbollah, i cili ka shkëmbyer zjarrin me Izraelin që nga tetori i kaluar, ose ndonjë grup tjetër militant.