Liam Hemsworth padit Miley Cyrus për “Flowers”

Më shumë se dy muaj pas publikimit të Flowers, Liam Hemsworth po përgatit një padi kundër Miley Cyrus.

Një dokument i supozuar po qarkullon në rrjetet sociale në të cilin aktori australian pretendon se i është dëmtuar reputacioni, gjë që do ta pengonte të ishte pjesë e sezonit të ri të The Witcher, ndaj ai është i përgatitur të marrë masa ligjore.

Edhe pse tekstet e Flowers nuk e përmendin kurrë emrin e Liam Hemsworth, ato i referohen “When I was your man” nga Bruno Mars, melodia e preferuar e aktorit, të cilën ai ia kushtoi Miley Cyrus gjatë dasmës së tyre në fund të 2018. Pas tetë muajsh martesë, çifti u ndanë ku tashmë dihet se këngëtarja përdori Flowers për të shfryrë zemërimin e saj pasi mësoi për tradhtitë e pretenduara të Hemsworth.

Për momentin, dokumenti mbetet i panjohur dhe vërtetësia nuk është vërtetuar, pasi ka një postim në Reddit që thotë se mund të modifikohet nga çdo përdorues. Megjithatë, e sigurt është se nëse do të ishte e vërtetë, Liam Hemsworth do ta kishte të vështirë të fitonte gjyqin për dëmtim të imazhit të tij, pasi Cyrus nuk e përmend kurrë në tekstin e këngës.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top