Lewis Hamilton zbulon prapaskenën me Ferrarin: “Nuk ja thashë as prindërve të mi”

Premtimi i Lewis Hamilton dhe Ferrarit për të mos menduar për vitin 2025, kur ulja e pilotit anglez në timonin e kokëkuqes të bëhet konkrete, është fisnik dhe korrekt në qëllime. Mbi të gjitha në respekt të Carlos Sainz dhe Mercedes. Por ky premtim është edhe i vështirë për t’u mbajtur, duke parë fushëveprimin e marrëveshjes. E kështu, pas Vasseur ditëve të fundit, edhe shtatë herë kampioni i botës në Formula 1 foli sërish për akordin, duke zbuluar një prapaskenë interesante: “Ishte një zgjedhje vetëm e imja, as prindërve nuk ua thashë! Doja ta bëja për veten time dhe e ndjeva se duhej të zbuloja çfarë ishte më e mira për mua”.

Hamilton, duke folur për BBC, kujtoi ditët e marrëveshjes me skuderinë e Maranellos: “Gjithçka ndodhi shumë shpejt, unë e njoh Vasseur prej një kohe të gjatë. Isha i emocionuar nga ardhja e sezonit të ri, por nuk e dija se çfarë do të më rezervonte e ardhmja. Apo edhe për sa kohë do të vazhdoja të garoja. Tani mund të them se jam super i motivuar për të vazhduar”.

Lexo më tej: Telefonata e John Elkann për Hamilton vendimtare për kalimin te Ferrari: ja si e bindi

Sapo i ka mbushur tridhjetë e nëntë vjeç, Lewis shpjegoi se si rasti i Ferrarit erdhi në kohën e duhur: “Nuk kisha shumë kohë për të menduar dhe ndoqa instinktet e mia, duke shfrytëzuar rastin”.

 

 

 

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top