Lewandowski, Topi i Artë 2020: France Football po mendon një skenar të bujshëm

Ajo që lidhet me Topin e Artë 2020 është ndoshta një nga faqet më të bujshme në historinë e futbollit. Çmimi, siç dihet, nuk u nda (për herë të parë në histori) për shkak të pandemisë Covid-19. E megjithatë, trofeu me siguri ishte i destinuar për Robert Lewandowski, autor i një sezoni spektakolar me Bayern Munich, që kulmoi me fitimin e Tripletës. Në këtë drejtim po merr krahë hipoteza për t’i dorëzuar sulmuesit polak Topin e Artë 2020, të merituar në fushë dhe asnjëherë të marrë.

LEWANDOWSKI, NJË SEZON PREJ “TOPI TË ARTË”
France Football, sipas asaj që raportohet nga Sport.es, po shqyrton një prapakthesë sensacionale. Ky skenar parashikon që Lewandowski (autor i 55 golave në 47 ndeshje në sezonin 2019-20), të merrte njohjen më prestigjioze në nivel individual, katër vjet më vonë. Prandaj, në këtë drejtim mbetet vetëm të presim zhvillime të mëtejshme.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top