Albana Kociu dhe Ervin Demo do të jenë drejtues politikë të Partisë Socialiste në qarkun Tiranë. Ky është vendimi i Edi Ramës në mbledhjen me dyer të mbyllura në Asamblenë e Partisë Socialiste.
Transferimi i Demos në Tiranë si drejtues politik, duket se është një lëvizje në funksion të asaj që Lapsi.al ka raportuar kohë më parë, ku Ministri i Punëve të Brendshme mund të jetë kandidati i PS-së për Bashkinë Tiranë.
Ndërkohë pritet që me bashkëdrejtues të bëhen edhe qarqet e tjera të vendit.