Lëvizja e parë e Ibrahimovic te Milan: kërkon Jovan Kirovski si drejtues

Gerry Cardinale e ka emëruar Zlatan Ibrahimovic si krahun e tij të djathtë në drejtimin e Milan dhe suedezi tashmë ka në mendje lëvizjen e parë. Ish-sulmuesi dëshiron të sjellë Jovan Kirovski në drejtimin e kuqezinjve. Ish-sulmuesi amerikan (62 paraqitje për kombëtaren), i cili në Evropë ka veshur edhe fanellat e Manchester United dhe Borussia Dortmund, ndër të tjera, ishte drejtor teknik i Los Angeles Galaxy nga viti 2013 deri në janarin e kaluar. Pikërisht në MLS ai u njoh me Ibrahimovic, në fund të fundit ishte Kirovski ai që e mori suedezin atëherë në LA. E, me sa duket, marrëdhënia mes të dyve nuk përfundoi kur suedezi u largua nga kampionati amerikan për t’u kthyer në Milano, ku të dy do të mund të takohen përsëri.

Mbërritja e Kirovski te Milan duket shumë e afërt edhe pse ende duhet kuptuar roli që do të luajë ai. Për momentin pozicionet e dyshes Furlani e Moncada nuk janë në rrezik, ndaj një rol mes të rinjve dhe ekipit të parë është i imagjinueshëm. Të gjitha, gjëra që duhet të hulumtohen më tej, por Ibrahimovic tani është i bindur për forcimin e strukturës drejtuese me 48-vjeçarin. Ai tashmë ka qenë në Milano dhe ka ndjekur disa nga ndeshjet e kuqezinjve nga tribuna.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top