Lëvizja e fundit e PSG, hap bisedimet me Real me shifra konkrete: duhen 250 milionë euro për Mbappé

Kylian Mbappé te Real Madrid është një biznes që, në këtë pikë, do të t’i leverdiste si 24-vjeçarit, ashtu dhe spanjollëve e Paris Saint-Germain. Problemi i vërtetë është gjetja e një shifre që t’i lejojë francezëve të mund ta konsiderojnë një “fitore” maxi-transferimin e sulmuesit vetëm një vit nga skadimi i kontratës. Por në të njëjtën kohë nuk e detyron Florentino Perez të shpenzojë shumë para për një lojtar që brenda një viti do ta merrte me parametër zero. Sipas Marca, PSG ka treguar tashmë atë që ata e konsiderojnë një shifër të arsyeshme: 250 milionë euro. Ndërsa Reali me kënaqësi do të zbriste me 20-30 milionë. E mes gjithë kësaj situate është nëna e Mbappé që po përpiqet të arrijë një kompromis duke punuar në kontakt të ngushtë me klubet.

Pasi kuptoi se marrëdhënia me Mbappé ishte e pakthyeshme, PSG shpresonte që urat e arta të ofruara nga Arabia Saudite do ta bindnin lojtarin, të paktën për një vit, të largohej nga Europa. Duke e bërë këtë jo vetëm do të fitonin një shumë të jashtëzakonshme, por nuk do të përforconin një rival për Champions. Por ëndrra e francezit dihet prej vitesh: ai dëshiron vetëm Real Madrid. Kështu, hipotezat e tjera pak a shumë realiste, si ato që të çonin te Tottenham, Barcelona apo edhe Inter, rrëzohen.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top