Leverkusen i turpëroi 3-0, tifozët e Bayern protestë para klubit kundër Tuchel: “Zhduku”

Humbja e rëndë e Bayern Munich në shtëpinë e Bayer Leverkusen, që i lejoi skuadrës së Xabi Alonso të ngjitej +5 në krye të Bundesligës, ngjalli zemërimin e tifozëve bavarez. Para selisë së klubit u shfaq një pankartë me shkrimin “Tuchel zhduku”. Trajneri, i cili mori pankinën e Bayern në mars të vitit të kaluar, është i dyti në kampionat. Në fakt, ai humbi Superkupën e Gjermanisë kundër Leipzig dhe u eliminua në Kupën e Gjermanisë në fazën e 1/16 kundër Saarbrucken (Divizioni C gjerman). Tuchel mund të justifikohet në Champions League, ku do të luajnë me Lazio në 1/8 e turneut, pasi e mbyllën grupin A në vendin e parë.

Vitin e kaluar tekniku siguroi fitoren e titullit në Bundesligë në javën e fundit, falë harakirit të bujshëm të Borussia Dortmund, që barazoi me Mainz. Nga ana tjetër, ai u eliminua në çerekfinale të Champions League nga Manchester City dhe doli edhe jashtë Kupës së Gjermanisë. Me pak fjalë, një drejtim teknik përfundimisht nën pritshmëritë e klubit më të rëndësishëm, më të pasur dhe më të titulluar në Gjermani.

KOMENTI ABSURD PËR STANISTIC
Orët e fundit, Tuchel është goditur nga kritikat në rrjetet sociale edhe për komentet e tij për Stanisic, i cili shënoi dje golin e parë të Bayer Leverkusen. Mbrojtësi është i huazuar pikërisht nga Bayern dhe trajneri pas ndeshjes ka kujtuar se si në Premier League lojtarët e huazuar në një ekip tjetër në të njëjtën kampionat nuk mund të sfidojnë ekipin që zotëron kartonin: “Nuk ka kuptim, nuk duhet të jetë në gjendje të luajë kundër nesh”.

 

Frazat që tifozët e Bayern nuk i kanë pritur mirë, edhe sepse humbja ishte e qartë: “Mund të mos e dërgoje te Leverkusen, atëherë…” ishte komenti i tifozëve bavarezë.

 

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top